Finalja e Kupës, Federata cakton 6 arbitra Finalja e Kupës, Federata cakton 6 arbitra
Arbitri italian Luca Banti është caktuar si “bilbili” i finales së Kupës së Italisë midis Atalantës dhe Lacios në datë 15 maj në stadiumin... Finalja e Kupës, Federata cakton 6 arbitra

Arbitri italian Luca Banti është caktuar si “bilbili” i finales së Kupës së Italisë midis Atalantës dhe Lacios në datë 15 maj në stadiumin e Romës “Olimpico”.

Federata Italiane i besoi këtë finale 45-vjeçarit për shkak të besueshmërisë së lartë që ai ofron dhe faktit se në janar arbitroi finalen e Superkupës së Italisë midis Milanit dhe Juventusit.

Grupi i arbitrave plotësohet me: Lorenzo Manganelli, Fabio Maresca, Giorgio Peretti, Alfonso Marrazzo dhe në dhomën e VAR-it Giampaolo Calvarese.