Fitoi 5 milionë euro por diçka tejet e keqe i nodhi menjëherë Fitoi 5 milionë euro por diçka tejet e keqe i nodhi menjëherë
Një pensioniste me banim në Groseto të Italisë humbi ndjenjat pasi fitoi 5 milionë euro me një biletë lotarie “Gratta e vinci” (Gërvisht dhe... Fitoi 5 milionë euro por diçka tejet e keqe i nodhi menjëherë

Një pensioniste me banim në Groseto të Italisë humbi ndjenjat pasi fitoi 5 milionë euro me një biletë lotarie “Gratta e vinci” (Gërvisht dhe fito).

Gruas mësohet se i ka rënë të fikët në dyqanin ku kishte blerë biletën që e bëri të pasur.

Mediat italiane theksojnë se pensionistja e mori veten pas disa minutash dhe u largua shumë e lumtur.

Identiteti i fitueses nuk bëhet i ditur.

“Bëhet fjalë për një kliente që dëshiron të mbetet anonime”, ka thënë për Ansa-n titullari i kompanisë.

Ndërsa shitësi i biletës u shpreh: “E përgëzuam pasi i dhamë ndihmën e parë. Atë biletë ia kam shitur me dorën time. Ishte një emocion i fortë edhe për mua”.