Flasin fqinjët e gardistit që vrau gruan: Jemi habitur kur dëgjuam për vrasjen Flasin fqinjët e gardistit që vrau gruan: Jemi habitur kur dëgjuam për vrasjen
Fqinjët e gardistit Alket Arapaj, i cili vrau gruan e tij në Tiranë të martën, janë shprehur të habitur nga lajm që dëgjuan në... Flasin fqinjët e gardistit që vrau gruan: Jemi habitur kur dëgjuam për vrasjen

Fqinjët e gardistit Alket Arapaj, i cili vrau gruan e tij në Tiranë të martën, janë shprehur të habitur nga lajm që dëgjuan në mëngjes. Sipas tyre, ata kanë qenë një familje shumë e mirë. Ndërsa thonë se nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë.

“Familje e mirë, ka kaq vite këtu. Si nënë edhe i ati shumë i mirë. Edhe ai ishte shumë i mirë, ishin njerëz me fe, se faleshin. Ne jemi habitur kur dëgjuam këtë lajm. Do ketë qenë ndonjë moment, ose do ta ketë bërë padashje. Nuk ka mundësi që një njeri kaq i mirë të vriste gruan. Edhe gruaja ishte shumë e mirë”.

“Asnjë të shtënë nuk kam dëgjuar. Ishte familje e rregullt”.

“Kur e morëm vesh tani kemi mbetur pa fjalë. Kanë vite që jetojnë edhe këta”, kanë treguar fqinjët e gardistit.