Flet familjari i gruas që u godit sot për vdekje nga treni Flet familjari i gruas që u godit sot për vdekje nga treni
Një grua është goditur për vdekje sot nga treni në fshatin Lutogllavë të Pejës. Mësohet se viktima e aksidentuar është një grua e moshës 60-vjeçare.... Flet familjari i gruas që u godit sot për vdekje nga treni

Një grua është goditur për vdekje sot nga treni në fshatin Lutogllavë të Pejës. Mësohet se viktima e aksidentuar është një grua e moshës 60-vjeçare. Sjedi Kelmendi, familjar i viktimës thotë se së pari kishte frikën mos kishte mbetur i vdekur ndonjë fëmijë, pasi që ishte koha kur ata ktheheshin nga shkolla.

“Ka ardhur dikush me vrull dhe më ka thirrur. Kur kam dalë më thanë që e ka shkelë dikë treni por nuk e dinin kënd. Pas meje ka ardhur edhe vajza e në vendngjarje ka dalur edhe një fqinj. Më tha: Shumë keq. Treni ka shkelur dikë”, thotë për RTV Dukagjinin, Sejdi Kelmendi- familjar i viktimës.

Ai shprehet se nuk kishin dëgjuar asnjë bori të paralajmëronte ardhjen e trenit dhe se personi në fjalë ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Fqinji tha nuk kishte dëgjuar asgjë. Unë isha prezentë kur e morën në pyetje policia. Probleme shëndetësore nuk ka pasur”, shprehet më tej Sejdi Kelmendi.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 30.09.2019 rreth orës 12:40, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion. Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes””, thuhet në njoftimin e policisë.