Flet ish-themeluesja e PD-së për  drekën me Berishën Flet ish-themeluesja e PD-së për  drekën me Berishën
Paraardhësit e saj, Natasha Lakos i lanë trashëgimi dijen, kurse ajo mendoi për diçka edhe më të madhe, që fëmijët e saj e bashkëmoshatarët... Flet ish-themeluesja e PD-së për  drekën me Berishën

Paraardhësit e saj, Natasha Lakos i lanë trashëgimi dijen, kurse ajo mendoi për diçka edhe më të madhe, që fëmijët e saj e bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë Shqipërinë një ditë të mund të jetonin të lirë.
Ndaj guxoi 27 vite më parë. Atë çfarë përjetoi gjatë periudhës së vështirë të rrëzimit të diktaturës, ku jeta ishte një hap larg vdekjes, Natasha Lako e rrëfen për herë të parë për “Gazeta Shqiptare” sikurse flet për përfshirjen në krijimin e PD-së, angazhimin dy mandate radhazi në Kuvend, debatet që e shoqëruan PD në momente kyçe të historisë së saj deri në largimin nga politika.

Natasha Lako është shkrimtare, skenariste e një sërë filmash shqiptarë, publiciste. Ajo është përfshirë në antologji botërore të poezisë dhe në disa përmbledhje ndërkombëtare poetike.

Por Natasha Lako është ndër të parat intelektuale në vend që iu bashkua që në fillim Lëvizjes për demokraci në dhjetor ’90, është bashkëthemeluese e PD-së dhe dy herë deputete e saj në parlamentin e parë pluralist.