Flet ylli i Man.Unitedit: Nuk kam marrëdhënie të tensionuar me Mourinhon Flet ylli i Man.Unitedit: Nuk kam marrëdhënie të tensionuar me Mourinhon
Sulmuesi francez i Manchester Unitedit, Anthony Martial, ka bërë të ditur se marrëdhënia e tij me trajnerin portugez, Jose Mourinho, nuk ka qenë asnjëherë... Flet ylli i Man.Unitedit: Nuk kam marrëdhënie të tensionuar me Mourinhon

Sulmuesi francez i Manchester Unitedit, Anthony Martial, ka bërë të ditur se marrëdhënia e tij me trajnerin portugez, Jose Mourinho, nuk ka
qenë asnjëherë e tensionuar.

Francezi arriti ta shënojë golin e tij të tretë në dy ndeshjet e fundit të Premierligës, gjatë ndeshjes së djeshme kundër Chelseat në Stamford Bridge. Ai arriti t’i shënojë dy gola në këtë ndeshje, transmeton Express.

Performancat e fundit të Martialit vijnë pas raporteve për prishjen e marrëdhënie mes tij dhe Mourinhos, i cili e kishte gjobitur me 220 mijë euro për shkak se nuk ishte kthyer në kohë për turneun parasezonal pas lindjes së fëmijës të tij.

Agjenti i francezit kishte pretenduar se Martial dëshiron të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës për shkak të mungesës së ndeshjeve në të cilat ai starton, gjë e cila ia kishte humbur atij mundësinë të ftohej nga Franca për Kupën e Botës.

Por, Martial, i cili ka luajtur në gjashtë nga nëntë ndeshjet e këtij sezoni të Premierligës, i ka mohuar këto spekulime se ai ka një marrëdhënie të tensionuar me trajnerin e tij.

“Marrëdhënia jonë nuk ishte asnjëherë e tensionuar. Ne kemi një marrëdhënie tipike për një trajner dhe një lojtar dhe shpresoj se do të vazhdojmë kështu dhe të arrijmë sa më shumë”, ka thënë Martial.