Forcat RENEA përplasen me armë me shqiptarin në Lushnje Forcat RENEA përplasen me armë me shqiptarin në Lushnje
Një përplasje me armë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në fshatin Remas (Lushnje), mes një shtetasi të identifikuar si Haxhi Lika dhe... Forcat RENEA përplasen me armë me shqiptarin në Lushnje

Një përplasje me armë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në fshatin Remas (Lushnje), mes një shtetasi të identifikuar si Haxhi Lika dhe policisë së shtetit.

RENEA ka shkuar në banesën e shtetasit në fjalë pasi dyshonte se aty ishin fshehur dy persona në kërkim.

Me të ardhur në banesën e Likës, rreth 78 vjeçar, ky i fundit në kundërpërgjigje është armatosur. RENEA e ka paralajmëruar duke shtënë në ajër.

Në mënyrë aksidentale Lika është dëmtuar në kokë. Mbetet mister nëse dëmtimi ka ardhur për shkak të shtënave.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore për veprën penale të vrasjes, forcat speciale RENEA.
Rreth orës 05.30 kanë ushtruar disa kontrolle banesash në fshatin Remas të Lushnjes.
Ndër to edhe banesën e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.
Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).
Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.
Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.
Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t’u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj.
Nga ana tjetër, Policia falënderon qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin, duke besuar fort se të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend më të qetë e të sigurt.