Forumi i Bashkinvestimeve dhe Rrjetëzimit, së shpejti në Prizren Forumi i Bashkinvestimeve dhe Rrjetëzimit, së shpejti në Prizren
Gjatë datave 5-7 korrik në Prizren do të mbahet Forumi i Bashkinvestimeve dhe Rrjetëzimit, përcjell albinfo.ch. Për këtë ka njoftuar edhe Rrjeti i Bizneseve... Forumi i Bashkinvestimeve dhe Rrjetëzimit, së shpejti në Prizren

Gjatë datave 5-7 korrik në Prizren do të mbahet Forumi i Bashkinvestimeve dhe Rrjetëzimit, përcjell albinfo.ch.
Për këtë ka njoftuar edhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare. Ky është njoftimi i tyre:

Informatë për afaristët nga Diaspora
Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, ka kënaqësinë t’ ju ftojë të merrni pjesë në Forumin e Bashkinvestimeve dhe Rrjetëzimit që do të mbahet më datat 5, 6 dhe 7 korrik 2019 në qytetin e Prizrenit.
Ky Forum organizohet nga Komuna e Prizrenitt, në partneritet me Organizatën Germin, dhe ka për qëllim prezentimin e mundësive për investime në Prizren dhe lidhjen e tregut në mes të bizneseve nga diaspora, të huaja dhe atyre vendore.
Ju mirëpresim në Prizren më 5 korrik 2019!