“France Football” zbulon planin e Zidane për “rrëmbimin” e yllit të Liverpool “France Football” zbulon planin e Zidane për “rrëmbimin” e yllit të Liverpool
Sipas raportimeve të “France Football”, është Sadio Mané objektivi kryesor i trajnerit të rikthyer në krye të Real Madrid, Zinedine Zidane, për përforcimin e... “France Football” zbulon planin e Zidane për “rrëmbimin” e yllit të Liverpool

Sipas raportimeve të “France Football”, është Sadio Mané objektivi kryesor i trajnerit të rikthyer në krye të Real Madrid, Zinedine Zidane, për përforcimin e Los Blancos. Mane është një pjesë jetike në skuadrën e Liverpool, teksa këtë sezon ka shënuar plot 17 gola në Premier League.

Ishte pikërisht senegalezi ai që realizoi dy gola në triumfin e Liverpool në transfertë ndaj Bayern Munich, për të siguruar kualifikimin për në çerekfinalen e Champions League.

Në fakt, Zidane kishte shfaqur interesimin e tij për blerjen e sulmuesit senegalez që sezonin e kaluar, por largimi i francezit nga Real Madrid, ndali transferimin. Në atë kohë trajneri francez pat paralajmëruar marrëveshjen me futbollistin.

Mane ishte autori i golit të vetëm për Liverpool në finalen e vjetshme të Champions League, e fituar nga Real Madrid me rezultatin 3-1. 26-vjeçari Mane u transferua te Liverpool në verën e vitit 2016 për 41 milion euro nga Southampton. Në nëntor të vitit të kaluar senegalezi rinovoi kontratën me Liverpool deri në 2023, për të përfituar një pagë vjetore prej 8 milionë euro.