Gabim apo realitet? Barça e prezanton Lacazetten si lojtarin e saj, madje ia cakton edhe numrin… Gabim apo realitet? Barça e prezanton Lacazetten si lojtarin e saj, madje ia cakton edhe numrin…
Barcelona ka shtuar edhe më shumë zërat rreth transferimit të Alexandre Lacazettes nga Arsenali. Mediat ndërkombëtare kanë arritur të kapin pamje nga ballina e... Gabim apo realitet? Barça e prezanton Lacazetten si lojtarin e saj, madje ia cakton edhe numrin…

Barcelona ka shtuar edhe më shumë zërat rreth transferimit të Alexandre Lacazettes nga Arsenali. Mediat ndërkombëtare kanë arritur të kapin pamje nga ballina e katalunasve, ku shihet që 27-vjeçari është pjesë e tyre.

Sulmuesi francez që aktualisht luan te skuadra londineze, është duke u lidhur me një kalim te Blaugranët në afatin kalimtar veror.

Ka disa javë që është duke u raportuar nga mediat se sulmuesi francez do të kalojë në Camp Nou, por deri më sot ende nuk ka pasur një lëvizje, deri te kjo e fundit.

Barcelona ka bërë gabim në faqe, duke e prezantuar Lacazetten para kohe, por edhe që i ka dhënë numrin nëntë në fanellë, numër ky që aktualisht i takon Luis Suarezit. /Telegrafi/