Gabimet e mirësjelljes që i bëni pa i ditur Gabimet e mirësjelljes që i bëni pa i ditur
Ndoshta mundoni se sjelljet tuaja janë në rregull, ndërkohë që jeni duke bërë një gafë pa e ditur. Ekspertja e mirësjelljes Myka Meier tregon... Gabimet e mirësjelljes që i bëni pa i ditur

Ndoshta mundoni se sjelljet tuaja janë në rregull, ndërkohë që jeni duke bërë një gafë pa e ditur. Ekspertja e mirësjelljes Myka Meier tregon se të shumtë janë ata që bëjnë gabime pa ditur, kur vjen puna tek mirësjellja dhe kështu jep këshillat për të gjithë ne.
1. Asnjëherë mos shkëmbeni duart ndërsa jeni ulur. Nëse dikush vjen pranë tryezës suaj, mos zgjasni dorën, por gjithmonë ngrihuni në këmbë për t’i dhënë dorën!

2. Sa i përket puthjes në faqe, mjafton vetëm një puthje, tek faqja e djathtë. Edhe pse shumë vende, veçanërisht në Evropë, puthin dy faqet, ndonjëherë edhe 3 herë, kjo është e gabuar. Një herë mjafton!

3. I ftuari kryesor në një event duhet ulur gjithmonë në krah të djathtë të zotit ose zonjës që e ka ftuar.

4. Francezët nuk thonë “Bon apetite” në nisje të ngrënies dhe as nuk duhet! Në vend të kësaj përpiquni të thoni “ju lutem shijojeni”.

5. Pavarësisht nëse një gotë përmban verë, apo ujë, nëse kjo gotë është me bisht, aty duhet ta mbani edhe ju atë.

6. Pjatën e supës duhet gjithmonë ta mbani larg për të mos ju pikuar.

7. Në fund të një vakti, peceta juaj duhet të kapet në mes dhe të vendoset në të majtë të pjatës për të treguar se keni mbaruar me ngrënien.

8. Unaza/varësja/vathi prej diamanti duhet mbajtur gjithmonë vetëm pas orës 18:00.

9. Kur dërgoni një ftesë, mos shkruani “ju lutemi RSVP” sepse RSVP nënkupton répondez s’il vous plaît, që do të thotë “Ju lutem përgjigjuni”, kështu që ju lutem është përfshirë tashmë.

10. Nëse dëshironi të largoheni nga ambienti ku ndodheni, thjesht thoni “Më falni”, jo “pardon” pasi kjo fjalë është e rezervuar vetëm për stafin e shërbimit.