Galaxy S9 rrëzon nga froni iPhone X për cilësinë e ekranit Galaxy S9 rrëzon nga froni iPhone X për cilësinë e ekranit
Samsung prezantoi pak ditë më parë dy modelet e reja të tij, “Galaxy S9” dhe “Galaxy S9+”, gjatë një eventi të mbajtur pak para... Galaxy S9 rrëzon nga froni iPhone X për cilësinë e ekranit

Samsung prezantoi pak ditë më parë dy modelet e reja të tij, “Galaxy S9” dhe “Galaxy S9+”, gjatë një eventi të mbajtur pak para Kongresit botëror të telefonisë në Barcelonë, javën e shkuar.

Sipas ekspertëve “Galaxy S9” ka lënë pas “iPhone X”, që kishte marrë vlerësimin për ekranin më të mirë nëntorin e shkuar,.

“Në bazë të testeve tona laboratorike dhe matjeve, ‘Galaxy S9’ ka një ekran mbresëlënës që vendos rekorde të reja për sa i takon prezantimit të ekranëve dhe meriton çmimin për ekranin më të mirë, pasi ka siguruar vlerësimin tonë më të mirë të të gjitha kohërave”,- shkruan “DisplayMate” në një deklaratë. /