Genci tallet me Enin në pishina për vesin e keq Genci tallet me Enin në pishina për vesin e keq
Vaji i ullirit mund të jetë i shëndetshëm e të gjitha këto gjëra, por mbetet vaj ulliri. Prandaj i dashuri Genc Prelvukaj e vë... Genci tallet me Enin në pishina për vesin e keq

Vaji i ullirit mund të jetë i shëndetshëm e të gjitha këto gjëra, por mbetet vaj ulliri.

Prandaj i dashuri Genc Prelvukaj e vë në lojë të dashurën Eni Koçi kur ajo vë vaj ulliri për t’u nxirë kur shkojnë në plazh apo në pishina.

Sot, këngëtarja postoi në Instagram një foto të këmbëve të saj të lyera me vaj ulliri, duke u shfajësuar se nuk ka ç’bën, pasi kjo është e vetmja metodë me anë të së cilës ia del të nxihet.

“Që thoni ju, mua vetëm vaji i ullirit më ndihmon më shumë në nxirje dhe Genc Prelvukaj tallet.”

Megjithatë, shikoni pak: a nuk është Eni Koçi me vajin e saj të ullirit në qershor, shumë më e nxirë sesa do të jemi shumë prej nesh në gusht?

Ata janë duke kaluar bashkë disa ditë pushimi si për fillim vere.

Tre ditë më parë, Genci publikoi pamje nga një jaht.