Gigi Hadid vazhdon të bëjë anti-reklamë për Mykonosin Gigi Hadid vazhdon të bëjë anti-reklamë për Mykonosin
Ishte raportuar se bukuroshja me famë ndërkombëtare ishte grabitur gjatë pushimeve në Mykonos të Greqisë. Gigi Hadid ka konfirmuar se i ishin vjerdhur gjëra... Gigi Hadid vazhdon të bëjë anti-reklamë për Mykonosin

Ishte raportuar se bukuroshja me famë ndërkombëtare ishte grabitur gjatë pushimeve në Mykonos të Greqisë.

Gigi Hadid ka konfirmuar se i ishin vjerdhur gjëra personale gjatë qëndrimit në shtetin grek dhe u ka bërë thirrje fansave që të anulojnë pushimet në këtë vend.

Megjithëse ka marrë qindra komente në llogarinë personale në Instagram, modelja palestineze ka dyfishuar komentet duke u bërë thirrje fansave të mos e vizitojnë Mykonosin.

“Më lejoni ta sqaroj këtë për të gjithë më poshtë që mendojnë se nuk meritoj të kem një mendim mbi përvojën time dhe t’i paralajmëroj njerëzit për këtë. Unë u grabita së bashku edhe me 30 persona të tjerë atë natë, disa nën tutën e armës. Nëse diçka ndodh gjersa stacioni policor është i mbyllur, nuk ka asgjë që mund të bëhet për të mbrojtur vetveten”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale zeshkania.

E gjitha filloi javën e kaluar kur motrat Hadid, Bella dhe Bella si bashku me disa miq udhëtuar drejt ishullit Grek.

Modelja 24-vjeçae zbuloi se jo gjithçka kishte shkuar për së mbari duke treguar se ishin grabitur dhe se policia nuk punonte atë ditë. /Telegrafi/