Një person është gjetur i pajetë në rrugën nacionale Vorë -Fushë Krujë. Shtetasi R.Z., 71 vjeç, paraprakisht dyshohet se është aksidentuar nga një mjet,...

Një person është gjetur i pajetë në rrugën nacionale Vorë -Fushë Krujë.
Shtetasi R.Z., 71 vjeç, paraprakisht dyshohet se është aksidentuar nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku po kryhet eskpertiza mjeko-ligjore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.