Gjendet i vdekur një person në Pejë Gjendet i vdekur një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 16:30 në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë. Këtë e bënë të ditur nga... Gjendet i vdekur një person në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 16:30 në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Këtë e bënë të ditur nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Pejës, ku thanë se në vendin e ngjarjes me njëherë kanë dalë njësitet policore, aty kanë takuar dëshmitarët (nënën dhe dajën e viktimës) dhe viktimën të shtrirë në dhomë.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, G. M. i lindur me 1978 m/k/sh, i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intensive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti. Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.