Gjermania zgjat edhe për një vit misionin ushtarak në Mesdhe Gjermania zgjat edhe për një vit misionin ushtarak në Mesdhe
Parlamenti gjerman ka votuar për të zgjatur me një vit tjetër kohën e pranisë së trupave ushtarake në Mesdhe, si pjesë e një misioni... Gjermania zgjat edhe për një vit misionin ushtarak në Mesdhe

Parlamenti gjerman ka votuar për të zgjatur me një vit tjetër kohën e pranisë së trupave ushtarake në Mesdhe, si pjesë e një misioni të BE-së e quajtur “Sofia”.

Njësoj si në vitet e mëparshme, mandati i miratuar nga Bundestagu përfshin një kufi maksimal prej 950 trupash për të ndihmuar në misionin e BE-së, i cili ka për detyrë të shpëtojë migrantët dhe të trajnojë marinarët libianë në luftën kundër kontrabandistëve, përcjell Atsh.

Aktualisht, numërohen vetëm 100 ushtarë gjermanë të pranishëm në këtë mision te BE-së në Mesdhe.