Gjilani shpërndau pesë krerë gjedhesh për fermerët Gjilani shpërndau pesë krerë gjedhesh për fermerët
Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit, në bazë të memorandumit të bashkëpunimit me shkollën e agrobiznesit “Arbëria”, ka shpërndarë pesë krerë gjedhesh. Nënkryetari... Gjilani shpërndau pesë krerë gjedhesh për fermerët

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit, në bazë të memorandumit të bashkëpunimit me shkollën e agrobiznesit “Arbëria”, ka shpërndarë pesë krerë gjedhesh.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha se ky aktivitet dëshmon se kjo shkollë është në shërbim të fermerëve, ndërsa drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani ka deklaruar se nga ky donacion kanë përfituar fermerët më të mirë.

“Sot jemi në implementim të projektit të dytë, apo donacionit nga kjo shkollë dhe përmes thirrjes publike i kemi përzgjedhur pesë fermerët më meritorë për pesë krerë gjedhesh. Të njëjtën sasi e kemi shpërndarë edhe në muajin shkurt”, tha Ramadani.

Ndërsa, drejtori i shkollës së agrobiznesit “Arbëria”, Xhelal Jetishi, ka thënë se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.

Ndryshe, fermerët në këtë rast kanë marrëdhënie kontraktuale me Drejtorinë e Bujqësisë, janë të njoftuar për obligimet që i kanë për shkak se këto krerë gjedhesh nuk mund të shiten dhe të theren, por destinohen për përmirësim racor.