Gjini: Gjakova nuk do të turpërohet me mua Gjini: Gjakova nuk do të turpërohet me mua
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin Intervistat të gazetës Express, tha se njëra ndër parimet... Gjini: Gjakova nuk do të turpërohet me mua

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin Intervistat të gazetës Express, tha se njëra ndër parimet e tij gjatë punës si kryetar i ardhshëm i komunës së Gjakovës është puna e ndershme për të mirën e qytetarëve.

“Çka s’kisha dashtë kurrë në jetë është që dikush me humb respektin për mu. Nuk du me më ndodh mu ose fëmijëve të mi që dikush me thon që Ardian Gjini s’ka qenë i ndershëm”, tha kandidati për kryetar të Gjakovës.

Gjini u zotua se mbështetësit e tij nuk do të zhgënjehen me qeverisjen e tij, shkruan Sovrani.info.

“Asnjëherë nuk ka me ndodh që me u turpënu prej meje. Asnjëherë nuk ka me ndodh që me ju thon dikush a ju kemi thon”, shtoi kandidati për kryetar komune në Gjakovë./Sovrani.info/