Gjini: Kusari-Lila po e lë komunën me miliona borxhe Gjini: Kusari-Lila po e lë komunën me miliona borxhe
Sonte u bë përballja e kandidatëve për kryetar të Gjakovës në emisionin Duel D, në televizionin Dukagjini ku mes tjerash kandidatët treguan arsyet pse... Gjini: Kusari-Lila po e lë komunën me miliona borxhe

Sonte u bë përballja e kandidatëve për kryetar të Gjakovës në emisionin Duel D, në televizionin Dukagjini ku mes tjerash kandidatët treguan arsyet pse duhet dhe përse nuk duhet votuar secili nga kandidatët.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini theksoi se fushata e kundërkandidatës ishte fushatë negative e ndërtuar në informacione të rrejshme. Sipas tij, premtimet e kryetares së tanishme kanë mbetur vetëm në letër sepse nuk janë realizuar asnjeherë, shkruan Sovrani.info.

“Fushata e zonjës Lila ka qenë fushatë negative me Fake News. Gjakova për katër vite ka pa fasadë dhe falsifikuat që është thirr me projekte që nuk janë realizuar kurrë. Nuk është bërë aeroporti, praktikisht çdo gjë që është premtuar ka mbetur në letër. Për akuzat që ka bërë në vitin 2013, i ka tejkaluar p.sh borxhet, minimalisht i ka 4 milion euro borxhe.”, tha Gjini.

Ndërsa, kandidatja nga Alternativa e Kosovës për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila tha se Gjini nuk është i vetëm në vendimmarrje në Gjakovë./Sovrani.info/