Gjithçka gati, Milani takohet me trajnerin e ri Gjithçka gati, Milani takohet me trajnerin e ri
CEO i Milanit, Ivan Gazidis thuhet se është duke shkuar në Londër për të takuar shefin e Chelseat, Maurizio Sarri, transmeton Sovrani.info. Sipas Sport Mediaset,... Gjithçka gati, Milani takohet me trajnerin e ri

CEO i Milanit, Ivan Gazidis thuhet se është duke shkuar në Londër për të takuar shefin e Chelseat, Maurizio Sarri, transmeton Sovrani.info.

Sipas Sport Mediaset, Gazidis do të zbarkojë ‘në orët e ardhshme’ për të mbajtur biseda ballë për ballë me Sarrin.

Transmetuesi është dakord me Gazzetta dello Sport se trajneri do të shkarkohet, edhe nëse Chelsea do të fitojë Europa League.

Gjithashtu thuhet se Rossonerët do t’i ofrojnë një kontratë tre-vjeçare ish-trajnerit të Napolit, në vlerë prej 3 milion euro në sezon.

/Sovrani.info/