“Gjurmët” rikthehen më 12 qershor – në ditën kur kënga dhe dashuria u kthyen në Prishtinë “Gjurmët” rikthehen më 12 qershor – në ditën kur kënga dhe dashuria u kthyen në Prishtinë
“Një grusht qershi”, “Era”, “Mendoja çdo gjë merr fund pa ty”, janë vetëm disa nga këngët me ikonike të shekullit të kaluar. Grupi legjendar... “Gjurmët” rikthehen më 12 qershor – në ditën kur kënga dhe dashuria u kthyen në Prishtinë

“Një grusht qershi”, “Era”, “Mendoja çdo gjë merr fund pa ty”, janë vetëm disa nga këngët me ikonike të shekullit të kaluar.

Grupi legjendar “Gjurmët” do të rikthehen në muajin e qershive, duke mos dashur të kenë fund asnjëherë.

Koncerti madhështor ku grupi do të “çlirojë” gjithë krijimtarinë e tyre do të mbahet pikërisht në ditën e çlirimit të Prishtinës – më 12 qershor, në sallën 1 Tetori nga 20:30, njofton Klan Kosova.

Rikthimi është pritur gjatë nga fansat, sidomos pas koncerti që ata patën mbajtur në Tiranë.