Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër dy të pandehurve. “Kundër...

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër dy të pandehurve.

“Kundër të pandehurit S.R., nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 19 Janar, në fshatin Petrovë, komuna Shtime, i pandehuri lëndon të dëmtuarit N.I., dhe S.I, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje, me paramendim me një dru, mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, e godet fillimisht të dëmtuarin N.I., në kokë dhe në pjesët e ndryshme të trupit dhe më pas e godet edhe të dëmtuarin S.I., në kokë me ç’rast ju shkakton lëndime trupore për çka të dëmtuarit detyrohen të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore në QKMF në Shtime, ndërsa i dëmtuari N.I., dërgohet përtretman në QKUK-Prishtinë, më të cilën kishte për të kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se i pandehuri S.R., me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim që nga data 19.01.2019.

“Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit edhe ndaj të pandehurit A.A., nga fshati Greme, komuna Ferizaj, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim që nga data 18.01.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se pas një mosmarrëveshje rreth punëve, me dashje që të i shkaktoj lëndime trupore e godet në kokë dhe pjesë të tjera të trupit të dëmtuarin XH.V., i cili pëson lëndime të rënda trupore për çka është edhe duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë- me çka ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, thuhet mes të tjerash në komunikatë.