Gjymtyra robotike që ndien Gjymtyra robotike që ndien

Gjymtyra robotike që ndien

Teknologji 18 January, 2016, 17:53

Çdo hap që Wolfgang Rangger hedh me këmbën e tij artificiale dërgon informacion në trurin e tij. Nuk ka pothuajse asnjë gjurmë çalimi në... Gjymtyra robotike që ndien

Çdo hap që Wolfgang Rangger hedh me këmbën e tij artificiale dërgon informacion në trurin e tij. Nuk ka pothuajse asnjë gjurmë çalimi në ecjen e austriakut dhe të kesh një këmbë artificial nuk e ka ndaluar atë të ndjekë shumë nga hobit e tij.

Kjo sepse këmba artificial është e përputhur me censorë të vegjël në këmbë të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me trurin e përdoruesit që transmeton informacione sensitive. Është e para e një protezë në botë. 54 vjeçari ka shpenzuar gjashtë muajt e fundit duke testuar këmbën e tij të re.

Me këmbën unë tani mund të ndjej nëse është një rrugë me kalldrëm ose nëse është e shtruar më së miri. Ose në dimër, dhe kjo është e rëndësishme, nëse rruga është e rrëshqitshme ose me akull. Unë mund të reagoj ndaj saj dhe në këtë mënyrë nuk rrëshqas ose rrëzohem, thotë Wolfgang Rangger.

Në mënyrë të veçantë dhe të ndjeshme, kjo gjë ka ndihmuar të zhdukë dhimbjen e tmerrshme që ai ka përjetuar që nga koha kur ka humbur këmbën.

Invoacioni është rezultati i një procesi dyfish palosës, të zhvilluar nga profesori Huber Egger në Universitetin e Linz në Austri. Kirurgët në fillim rilidhen nervat e mbetur në pjesën e mbetur të këmbës me qelizat e shëndosha në kofshë, duke i vendosur ato më pranë sipërfaqes.

Gjashtë censorë u futën më pas në këmbën e vetme në një proteze të lehtë dhe lidhen të ashtuquajturat stimulatore brenda aksit ku vendoset trungu.

Me këtë këmbë sensitive artificial, ka pika presioni të ndërtuara brenda protezës dhe këto pika matin kontaktin me sipërfaqen dhe gjithashtu lëvizjen rrotulluese të këmbës artificiale.Dhe ky informacion transmetohet në mënyrë teknike në qelizat nervore dhe më pas në tru, ku gjeneron një ndjesi, shpjegon Profesor Hubert Egger.

Teknologjia e re, beson profesor Egger mund të përmirësojë jetën për personat e gjymtuar në vendet e botës së trete. Por një model këmbe i teknologjisë së lartë kushton mes 10 000 euro dhe 30 000 euro. Reduktimi I kostos është sfida e radhës e cila mund të ndodhë nëse kompanitë e vogla fillojnë prodhimin e protezës.