Golden Globes do të mbahet me 8 janar. Tri herë fituese e çmimit të madh Oscar dhe gruaja më e nominuar ndonjëherë për këtë...

Golden Globes do të mbahet me 8 janar.

Tri herë fituese e çmimit të madh Oscar dhe gruaja më e nominuar ndonjëherë për këtë çmim, aktorja Meryl Streep, do të marrë këtë vit çmimin Cecil B.Demille.

Çmimi i jepet aktorëve për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në botën e artit dhe kulturës.

Meryl Streep do ta pranojë çmimin në natën e ndarjes së cmimeve Golden Globes, ku edhe është e nominuar për rolin e saj në “Florence Foster Jenkins”, për aktoren më të mirë, njofton KultPlus.

Streep ka gjithsej tetë çmime Golden Globes Awards, për rolet e saj në “The Iron Lady” (2011), “Julie & Julia” (2009), “The Devil Wears Prada” (2006), “Angels in America” (2003), “Adaptation” (2002), “Sophie’s Choice” (1982), “The French Lieutenant’s Woman” (1981) dhe “Kramer vs. Kramer” (1979).

Në të kaluarën, këtë çmim e kanë marrë Denzel Washington, George Clooney, Woody Allen, Jodie Foster, Morgan Freeman, Robert De Niro dhe Martin Scorsese.

Golden Globes do të mbahet me 8 janar.