”Goodbay Visa, Hello Europe” – Statuset e famshme mashtruese ”Goodbay Visa, Hello Europe” – Statuset e famshme mashtruese
Ka kaluar një dekadë që kur qytetarët e Kosovës vit pas viti, kanë vazhduar të mashtrohen, tu premtohet, të zhgënjehën e çka më tjetër... ”Goodbay Visa, Hello Europe” – Statuset e famshme mashtruese

Ka kaluar një dekadë që kur qytetarët e Kosovës vit pas viti, kanë vazhduar të mashtrohen, tu premtohet, të zhgënjehën e çka më tjetër nga pushtetarët e tyre rreth liberalizimit të vizave.

Po e fillojë këtë temë me disa nga citimet e Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj të dhëna në një deklaratë para pakë ditëve rreth çështjes së liberalizimit të vizave:

“Është mënyrë e të shprehurit sepse e di që si Kosovë e kemi PUNËN MIRË për liberalizimin e vizave. Duhet të jemi serioz dhe të vazhdojmë të mbetemi në temë”.

“Kam kufizimet e mia sa mund të flasë dhe mund të hyjë në detaje në këtë etapë, por mund t’ju siguroj se e kemi PUNËN MIRË PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE”.

“Nuk do të shkojë fare larg deri te marrja e njoftimeve të caktuara”. Ndërsa e vërteta: PO Kryeminister, nga e gjithë kjo qe ju keni potencuar, vetëm një e vërtetë na doli. E vërteta që shumë shpejtë do të marrim ‘njoftimet e caktuara’ rreth çështjes së liberalizimit të vizave, por kjo që morem nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian para dy ditëve Kryeminister, fatkeqësisht nuk na doli siç ju (së bashku edhe me partnerët tuaj të koalicionit qeverisës, e kohë pas kohe edhe Hashim Thaçi sa ishte kryeminister e edhe si president) thoni dhe mbani në shpresë popullin. Kjo pra na doli që liberalizim te vizave, as qe do të ketë njëherë e madje, edhe për afat të pacaktuar.

Fakti që, ende nuk kemi liberalizim të vizave, por me prentimet e mashtrime të stilit “jo në këtë të enjte, e jo në të enjtën tjetë”, “jo në këtë pranverë, jo në këtë vjeshtë” apo “më ipni votën mua, sepse ua sjellë liberalizimin e vizave” qe në vazhdimësi është gënjyer populli vetëm për përfitime elektorale apo zgjatje të qëndrimit në pushtetit, nuk është vetëm MASHTRIM në kuptimin klasik që iu be popullit të Kosovës, por ky është krim, është luajtje me ndjenjat e qytetarëve dhe hipokrizi e skrupullt qe më shumë se një dekad.

Thënë realitetin, vëndimi i Këshillit të Ministrave të BE-së ishte shumë zhgënjyes për të gjithë qytetarët, por jo edhe i papritur. A, zhgënjimi dhe vreri më i madhë popullit i’u është shtua nga vet ju pushtetarë të pa ndërgjegjëshem, sepse askush nuk mund ta harrojë faktin, se si edhe shtyheshit mes vete, cili po shkruan statuse më të “forta” e më të ‘mira’ se tjetri në fb. dhe më i ‘pari’ po e uron popullin, e për çka? për diçka qe, rezultatet po shifen. Mjeruese, s’ka liberalizim.

Ky rezultat negativ nga Këshilli i Ministrave të BE-së rreth liberalizimit të vizave që erdhi, s’do mend se në masë të madhe është ndikuar nga gjëndja e terësishme e qeverisjes në vend. Këtë më fjalë të tjera, e treguan edhe vetë Konkluzionet e po këtij Këshilli dhe kritikat e tyre. Pra, na treguan çartë se në Kosovë, nuk është duke funksionuar në nivelin e duhur asnjë hallkë e pushtetit dhe në asnjë fushë të çeverisjes, nuk është duke u punuar në nivelin çfarë vazhdimisht e kërkonjnë, qofshin përfaqësuesit e BE-së, qoftë diplomatet e të gjitha shteteve mike, të akredituar në Kosovë.

Populli dhe shteti i Kosovës, nuk ka më kohë për të humbur me këtë ‘status quo’ qeverisëse. Me këtë pushtet, jo që do të kemi liberalizim të vizave, por vetëm regres në çdo aspekt dhe braktisje nga mbështetja e miqëve tanë nderkombëtar, siç edhe janë duke na paralajmëruar.

Shkruan: Rabije Haklaj/