Gotze “i shkel syrin” Premier League Gotze “i shkel syrin” Premier League
Mario Gotze, ylli i Borussia Dortmund, e ka cilësuar Premier League si një kampionat shumë tërheqës, teksa skuadra gjermane po përgatitet të përballet me... Gotze “i shkel syrin” Premier League

Mario Gotze, ylli i Borussia Dortmund, e ka cilësuar Premier League si një kampionat shumë tërheqës, teksa skuadra gjermane po përgatitet të përballet me Tottenham në Ligën e Kampioneve, të mërkurën. Gotze ka qenë i lidhur me një lëvizje në Angli për disa kohë, me Arsenalin të interesuar për të. Së fundi, raportet mediatike kanë sugjeruar një ribashkim me ish-trajnerin e BVB, Jurgen Klopp, te Liverpool.

I pyetur nga “Goal” dhe “DAZN” se cilat janë dallimet kryesore midis Anglisë dhe Bundesligës, fituesi i Kupës së Botës theksoi entuziasmin e kaq shumë skuadrave, që potencialisht mund ta fitojnë titullin çdo sezon në Premier League: “Unë mund të gjykoj vetëm nga një perspektivë e Bundesligës, sepse kam luajtur vetëm në Gjermani deri më tani. Pra, në këtë kuptim, është e vështirë të bëhen krahasime. Si një i huaj e shoh Premier League shumë tërheqëse. Në Angli janë pesë, gjashtë, shtatë skuadra të mëdha dhe kurrë nuk mund të jeni i sigurt se kush do ta fitojë titullin në fund. Kjo është shumë emocionuese”. 

Një përplasje shumë e fortë në “Wembley” e pret të mërkurën kryesuesit e Bundesligës, gjë për të cilën Mario Gotze është shumë i vetëdijshëm: “Tottenham është shumë i fortë dhe ka një projekt të madh. Mauricio Pochettino e drejton këtë skuadër për një kohë të gjatë, ka lojtarë me kualitet të jashtëzakonshëm. Ne luajtëm kundër “Spurs” në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, vitin e kaluar, dhe i humbëm të dy ndeshjet. E dimë se sa e rëndësishme është ndeshja për ne dhe sa të mirë janë kundërshtarët tanë. Sigurisht, do të jetë një përplasje interesante”.