Grabitet me armë banka në Laç

Shqipëria 29 December, 2017, 18:09

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur në qytetin e Laçit. Ngjarja sapo është raportuar në polici dhe pritet të mësohen më tej...

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur në qytetin e Laçit. Ngjarja sapo është raportuar në polici dhe pritet të mësohen më tej detaje rreth grabitjes.

Të mbërritura në vendngjarje, uniformat blu kanë rrethuar zonën duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Dyshohet se kanë qenë disa persona të armatosur dhe të maskuar ata që kanë marrë një shumë ende të papërcaktuar nga banka.