Grabitet Insigne, hajduti: Bëj një gol për mua Grabitet Insigne, hajduti: Bëj një gol për mua
Lorenco Insigne ka pasur një episod të pakëndshëm të shtunën mbrëma. Sulmuesi i Napolit është grabitur nga dy persona të maskuar rreth orës 22:30... Grabitet Insigne, hajduti: Bëj një gol për mua

Lorenco Insigne ka pasur një episod të pakëndshëm të shtunën mbrëma.

Sulmuesi i Napolit është grabitur nga dy persona të maskuar rreth orës 22:30 në rrugën “Gramsci”, në mes të trafikut.

Sipas medieve italiane, 24-vjeçari u ndoq nga dy persona me motor “Scooter” pasi doli nga restoranti së bashku me bashkëshorten dhe disa miq të tij. Grabitësit i morën 800 euro, dy byzylykë me diamante dhe një orë dore “Rolex”.

“Para se të largoheshin, njëri prej grabitësve i tha sulmuesit që t’i kushtonte një gol në ndeshjen e së hënës kundër Fiorentinës”, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Në fakt, Insigne nuk është i pari futbollist që bie pre e grabitësve në qytetin napolitan. Të njëjtin fat më herët kanë pësuar edhe Behrami, Zuniga, Hamsik e Cavani.