Grabitje e armatosur në Obiliq Grabitje e armatosur në Obiliq

Grabitje e armatosur në Obiliq

Lajme 14 September, 2018, 15:28

Persona të panjohur, të armatosur, kanë grabitur degën e një institucioni mikrofinanciar në Obiliq. Grabitja ka ndodhur rreth orës 14:00 ndërsa ende nuk dihet... Grabitje e armatosur në Obiliq

Persona të panjohur, të armatosur, kanë grabitur degën e një institucioni mikrofinanciar në Obiliq.

Grabitja ka ndodhur rreth orës 14:00 ndërsa ende nuk dihet nëse personat e dyshuar janë identifikuar nga autoritetet, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë të cilat po merren me rastin.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prishtinës.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në një institucion mikrofinanciar në Obiliq ka ndodhur një grabitje e armatosur. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë arrit njësitet e nevojshme policore te cilat po merren me rastin. Për detaje të tjera ju njoftojmë më vonë”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë./