Grafiti që VV-ja e sheh si kërcënim për anëtarët e saj Grafiti që VV-ja e sheh si kërcënim për anëtarët e saj
Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka prezantuar një grafit që, siç kanë thënë zyrtarë të saj, ndërlidhet me vrasjen e Astrit Deharit.... Grafiti që VV-ja e sheh si kërcënim për anëtarët e saj

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka prezantuar një grafit që, siç kanë thënë zyrtarë të saj, ndërlidhet me vrasjen e Astrit Deharit.

“Një shishe me mjaltë në të cilën shkruan ‘I’m not a gun’. Ky është një kërcënim, është bërë ne qendër te qytetit, saktësisht prapa Teatrit Kombëtar. Kjo dëshmon pranimin e vrasjes së Astritit dhe mbase mund të jetë edhe kërcënim për vrasjet e reja që mund të kenë në mendje. Në prag te përpjekjeve për një marrëveshje, pushteti ka provuar që të dobësojë VV në shume forma. Kjo mund të jetë njëra prej formave të kërcënimeve për këtë çështje. Ky grafit dëshmon se ajo ka qenë pikërisht arma e vrasjes së Astrit, përndryshe për çfarë tjetër do të thuhej se nuk është armë”, ka thënë deputeti Liburn Aliu.

Sipas tij, ky rast duhet të merret seriozisht nga organet e hetuesisë dhe prokurorisë.

“Ne nuk do të ndalemi përkundër kërcënimeve të tilla”, ka thënë ai në fund.

Grafiti që VV-ja e sheh si kërcënim për anëtarët e saj