Gruaja që humbi 60 kilogramë, pa shkuar në palestër Gruaja që humbi 60 kilogramë, pa shkuar në palestër
Një ish-grua obeze ka treguar transformimin e pabesueshëm të humbjes së peshës.Tina Cotton, 45-vjeçare, po haste vështirësi të kishte një foshnje, me tri aborte... Gruaja që humbi 60 kilogramë, pa shkuar në palestër

Një ish-grua obeze ka treguar transformimin e pabesueshëm të humbjes së peshës.Tina Cotton, 45-vjeçare, po haste vështirësi të kishte një foshnje, me tri aborte rresht që pësoi përgjatë përpjekjes. Fajin mjekët ia adresonin peshës së saj, që gjegjësisht shkonte në 120 kilogramë. Si rrjedhojë e kësaj, Cotton vendosi të heqë dorë nga ushqimi i shpejtë. Kohë më parë, ajo hante qindra patate të skuqura brenda muajit.

Tanimë, nëna e tre fëmijëve, pasi hoqi dorë nga patatet e skuqura dhe iu nënshtrua një diete të shëndetshme, ka humbur gjithësej 63 kilogramë. “Unë haja të paktën tri pako patate të skuqura në ditë. Haja deri sa më vinte ndjesia për të më vjellë”, deklaroi ajo, duke iu referuar zakonit të mëhershëm të ngrënies.

“Krahas ngrënies së shëndetshme, unë sigurohem që të bëjë deri në 16 mijë hapa në ditë”, potencoi tutje ajo. Një gjë për të cilën Cotton është e sigurt në lidhje me jetën e saj, është se asnjëherë nuk do të prekë pakot e patateve të skuqura.