Gruevski në kërkim, truprojat: Ja ku e pamë për herë të fundit Gruevski në kërkim, truprojat: Ja ku e pamë për herë të fundit
56 Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski vijon të jetë ‘i zhdukur’, ndonëse ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti. Së fundmi në lidhje... Gruevski në kërkim, truprojat: Ja ku e pamë për herë të fundit

56 Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski vijon të jetë ‘i zhdukur’, ndonëse ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti. Së fundmi në lidhje me këtë çështje kanë folur edhe truprojat e tij.

Sipas mediave vendase, ata shprehen se e kanë parë Gruevskin për herë të fundit mbrëmjen e të enjtes së 8 nëntorit.

“E lamë në shtëpi. Në momentin që ai do të dalë jashtë, na telefonon dhe ne vijmë dhe bëjmë detyrën tonë. Të premten, ai nuk na telefonoi fare, por kjo për ne nuk ishte ndonjë çudi pasi ai nuk dilte çdo ditë. Dhe që nga ajo ditë nuk e kemi parë më”- kanë thënë truprojat etij.

Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.