Mesfushori gjerman Ilkay Gundogan është bërë objektiv i skuadrës angleze Manchester City. Lideri i mesfushës në Borussian e Dortmundit duket se do të largohet...

Mesfushori gjerman Ilkay Gundogan është bërë objektiv i skuadrës angleze Manchester City.
Lideri i mesfushës në Borussian e Dortmundit duket se do të largohet nga verdh e zinjtë për të nisur një aventurë të re në Angli.

Mediat gjermane kanë raportuar se Gundogan ka pranuar tanimë transferimin në Ligën Premier te City.

Reprezentuesi i kombëtares gjermane ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitin 2017.

Gundogan është dëshira e madhe e trajnerit të ri të Cityt, Pep Guardiolës, ndërsa ekipi anglez do të shpenzojnë rreth 30 milionë euro për të.