Hapet afatit kalimtar i verës në Premierligë Hapet afatit kalimtar i verës në Premierligë
Afati kalimtar i verës, për transferimin e lojtarëve, është hapur zyrtarisht në Premierligë. Që nga sot, klubet angleze kanë të drejtë të regjistrojnë lojtarë... Hapet afatit kalimtar i verës në Premierligë

Afati kalimtar i verës, për transferimin e lojtarëve, është hapur zyrtarisht në Premierligë. Që nga sot, klubet angleze kanë të drejtë të regjistrojnë lojtarë të rinj në skuadrën e tyre.

Federata e Futbollit të Anglisë kishte bërë të ditur se këtë vit, afati kalimtar i verës do të fillojë më 16 maj dhe do të mbyllet më 8 gusht, në orën 18:00, transmeton Gazeta Express.

Klubet angleze kanë të drejtë të transferojë lojtarë që luajnë për klube të tjera angleze që nga sot, mirëpo për transferimin e lojtarëve që luajnë në vendet e tjera, ata duhet të presin deri më 11 qershor.

Kjo pasi që afati kalimtar i verës për të gjitha vendet e tjera nuk fillon deri më 11 qershor. Klubet angleze mund të arrijnë marrëveshje me lojtarë në klube jashtë Anglisë, mirëpo nuk mund t’i regjistrojnë ata në skuadër.

Për momentin, klubet e Premierligës mund të transferojnë lojtarë nga ligat e tjera të Anglisë.

Edhe pas 8 gushtit, kur mbyllet afati kalimtar në Premierligë, klubet angleze do të mund të shesin apo huazojnë lojtarë nga ligat si Liga e Parë dhe Liga e Dytë, niveli i tretë dhe i katërt i futbollit në Angli, pasi që aty nuk do të mbyllet afati kalimtar deri më 2 shtator.