Hapet vila e parë nënujore në botë, pamje madhështore Hapet vila e parë nënujore në botë, pamje madhështore
Vizitorët e Conrad Maldives Rangali Island, e kanë mundësinë që të ‘flenë me peshq’ – kësaj radhe, duke i pasur gjithkund që ndodhen. Pasi... Hapet vila e parë nënujore në botë, pamje madhështore

Vizitorët e Conrad Maldives Rangali Island, e kanë mundësinë që të ‘flenë me peshq’ – kësaj radhe, duke i pasur gjithkund që ndodhen.

Pasi ky rezort turistik e ka ndërtuar atë, që besohet të jetë vila e parë nënujore – dhe imazhet tregojnë atë që duket të jetë, një ndër dhomat më luksoze të hoteleve.

Dedikuar atyre që janë shumë të pasur, një natë në këtë vilë kushton jo më pak se 50 mijë euro.

Kabina është e vendosur pesë metra thellë në det, ndërsa ofron rehati maksimale në një dhomë të madhe gjumi, dhomën e ndejës dhe banjën, si dhe sigurisht, panelet e mëdha prej xhami, që lejojnë të shihet çfarëdo gjallesë që noton nëpër ujërat e kristalta.

Suita e emëruar Muraka, ka kushtuar 15 milionë euro që të kompletohet, teksa i japë vizitorit pamjet e mahnitshme të ujërave të Oqeanit Indian.

Hapësira e ndërtuar nga ekspertë të akuariumeve, lidhet me katin e dytë përmes shkallëve spirale. Në të pushuesit mund të qëndrojnë nën rrezet e diellit në tarracën gjigante, apo në ambientin e brendshëm, të rrethuar me drurë ekzotik.

Përkundër pagesës së majme, dyert e kësaj vile do të hapen në fund të këtij muaji, ku edhe mirëpriten vizitorët e parë.