Haradinaj – bujqve të Ferizajt: Qeveria nuk ka mjete për kompensim tani Haradinaj – bujqve të Ferizajt: Qeveria nuk ka mjete për kompensim tani
Disa bujq që po protestojnë para objektit të Qeverisë në shenjë pakënaqësie për moskompenzimin e dëmeve nga vërshimet morën menjëherë përgjigje nga kryeministri Haradinaj.... Haradinaj – bujqve të Ferizajt: Qeveria nuk ka mjete për kompensim tani

Disa bujq që po protestojnë para objektit të Qeverisë në shenjë pakënaqësie për moskompenzimin e dëmeve nga vërshimet morën menjëherë përgjigje nga kryeministri Haradinaj.

Haradinaj që doli për tu takuar me protestuesit, u tha që do të bëjë çmos që të mos anashkalohet kjo komunë dhe se do të kompensohen, mirëpo pa ndonjë afat se kur, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi me shqyrtua këtë çështje por njëherë i kemi disa pika tjera që duhet me u ndërmarrë”.

“Edhe komunat tjera si ajo e Rahovecit dhe e Suharekës që janë kompensuar për dëmet e vitit të kaluar nuk janë kompensuar plotësisht, Qeveria nuk ka mjete që tash për tash t’i kompensoj edhe fermerët e Ferizajt”, deklaroi Haradinaj.