Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka folur për emisionin “InfoMagazine” në Klan Kosova, për protestën e organizuar nga kjo parti...

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka folur për emisionin “InfoMagazine” në Klan Kosova, për protestën e organizuar nga kjo parti e cila është paralajmëruar të mbahet me 14 maj.

“Pas një diskutimit të madh të të gjitha forumeve në Aleancë kemi marrë vendimin që të organizojmë protestën e 14 majit”.

“Ne kemi pasur një paralajmërim për protestë në mars por ajo u shty dhe nuk u ndërmor asgjë”.

Haradinaj ka thënë se nuk ka arsye që Vetëvendosje të shqetësohet, por ajo duhet bashkohet në protestën e 14 majit për të protestuar ndaj atyre që e kanë kapur shtetin, njofton Klan Kosova.

“Kanë ndodhur shumë veprime në kampin opozitar, e kemi konsiderua nevojën e një kundërshtimit të përbashkët”.