Haradinaj kujton me krenari dhe dhimbje ofensivën e Dukagjinit Haradinaj kujton me krenari dhe dhimbje ofensivën e Dukagjinit
Ish-kryeministri Ramush Hardinaj ka kujtuar ofensivën e shtatorit në Dukagjin ku mbetën të vrarë disa bashkëluftëtarë të tij. Kujtimi për ta është zotim se... Haradinaj kujton me krenari dhe dhimbje ofensivën e Dukagjinit

Ish-kryeministri Ramush Hardinaj ka kujtuar ofensivën e shtatorit në Dukagjin ku mbetën të vrarë disa bashkëluftëtarë të tij.

Kujtimi për ta është zotim se gjithmonë do të qëndrojmë në mbrojtje të të drejtës sonë shkruan Haradinaj në Facebook.

“Ofensiva e shtatorit në Dukagjin sa e dhembshme aq edhe krenare. Kujtoj sot me përulje bashkëluftëtarët e mi, Xhevat Sejfijaj, Sadri Vishaj, Shpëtim Bobi, Burhan Dervishaj dhe Ekrem Lulaj, trima të rrallë që ishin përkrah meje në pozicionet e luftës. Kujtoj gjithashtu eprorin e dalluar të UÇK-së, Mirush Dakaj, hero i luftës kroate e boshnjake, që u përjetësua në Atdhe. Kujtimi për ta është zotim se gjithmonë do të qëndrojmë në mbrojtje të të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme!RH”