Haradinaj: Mosarritja e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës e rrezikon sigurinë në rajon! Haradinaj: Mosarritja e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës e rrezikon sigurinë në rajon!
Ka nisur Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë “20 vjet liri: Një vizion për paqe të qëndrueshme”, në të cilën po marrin pjesë personalitete të njohura... Haradinaj: Mosarritja e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës e rrezikon sigurinë në rajon!

Ka nisur Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë “20 vjet liri: Një vizion për paqe të qëndrueshme”, në të cilën po marrin pjesë personalitete të njohura të vendit, zyrtarë të Qeverisë e krerë të lartë të shtetit.

Në këtë ngjarje i pranishëm është edhe ish-sekretarja e shtetit amerikan, Medeleine Albirght, ish-gjenerali Ëesley Clark dhe ish Presidenti kroat Stipe Mesiq.

Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj foli për paqen dhe rreziqet dhe  për misionin e rendit të ligjit dhe sigurisë në vendin tonë.

Haradinaj tha se paqja është sfidë pë rata që kanë guxim të bëjnë atë, ndërsa shtoi se humbja e besimit në institucione e rrezikon atë.

“Humbja e besimit në institucione e rrezikon paqen, shkakton mosbesim në sistem, korrupsion, mund të them se Koosva vjen si vlerë e shtuar në rajon e botë, për misionin e rendin e ligjit dhe sigurisë. Ushtria jonë ka plan 10 vjecar të transformimit në forcë moderne e bazuar në shumë etni, respekton misionin e NATO-s dhe KFOR-it.

Policia e Kosovës është e konsoliduar dhe e zhvillume, Agjensia e Inteligjencës më e avancuar në rajon që ka dhënë kontribut të madh në luftimin e rreziqeve, në gjyqsor janë rrit pagat, është rrit numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha Haradinaj, përcjellë Indeksonline.

Por, ai shtoi tutje se ka ende sfida në luftimin e korrupsionit dhe krimit, ndërsa potencoi rëndësinë e qëndrimit të NATO-s në Kosovë çka se tha duhet të jetë e përjetshme.

Që Kosova po vjen si vlerë e shtuar modeste për sigurinë në rajon, që nesër të jemi dhe NATO. Kërkojmë NATO-n përjetësisht në Kosovë që të jetë se pse? Ne dëshirojmë që të jemi në NATO, ne e mendojmë si lidhje të përjetshme. Çka e rrezikon sigurinë, konfliktet e pambyllura qofshin politike, mosarritja e marrësveshjes mes Kosovës dhe Serbisë e rrezikon rajonin, jo vetëm kaq temat e hapura janë mundësi e mrekullueshme për agjendën e Rusisë që ka për qëllim ta bëj perëndimin e pasuksesshëm”.

Haradinaj tha se është interesi ynë që të bashgkohemi për paqe me Serbinë në kufirin ekzistues.

“Jam i bindur që të gjitha rreziqet, krimi i çfarëdo lloji janë sfida që na bashkojnë dhe nuk na ndajnë dhe fakti që sot diskutojmë për vizionin për paqe në Kosovë, vërteton që mund të mburremi me investimin për paqen në Ballkan, por edhe me paqen e qëndrueshme në Kosovë”