Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet gjendja e krijuar në Telekom ka thënë se...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet gjendja e krijuar në Telekom ka thënë se ka filluar të ndërmerren masa për gjendjen në këtë kompani.

Haradinaj ka shtuar se nëse përgjegjësit e Telekomit bëjnë kontratë në dëm të kompanisë, ndaj tyre do të ndërmerren masat ligjore.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka filluar një proces të ristrukturimit në proces me EBRD (BERZH), duke ndërtuar një trup e përkohshme, pra është kërkuar të krijohet shtabi i krizës, në këtë frymë është ndërtuar një mekanizëm. Nga Bordi aktual i Telekomit ka filluar procesi i shkarkimit. Ju keni kërkuar auditim në rezolutë dhe ka filluar menjëherë auditimin dhe është në proces. Nëse Bordi aktual, apo drejtori aktual bënë kontratë të dëmshme me operatorin privat ai merr përgjegjësi ligjore”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në këtë seancë ka thënë se kompania është buzë të falimentimit.