Haradinaj: Qeveria do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas Haradinaj: Qeveria do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar një letër falënderimi nga Instituti Demokratik Kombëtar në Kosovë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen time në Javën e... Haradinaj: Qeveria do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar një letër falënderimi nga Instituti Demokratik Kombëtar në Kosovë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen time në Javën e Gruas 2019.
 
 Haradinaj është shprehur i nderuar me pranimin e kësaj letre, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e rolit të gruas.

Kreu i ekzekutivit po ashtu ka thënë se kanë ndërmarrë hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës ligjore në këtë fushë.

Ky është postimi i plotë:

I nderuar të pranoj letër falënderimi nga Instituti Demokratik Kombëtar në Kosovë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen time në Javën e Gruas 2019.
Ashtu siç e kam thënë edhe në fjalën time në këtë ngjarje, Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Ne kemi ndërmarrë hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës ligjore në këtë fushë dhe tash bashkë, do të punojmë në implementimin e këtyre hapave edhe në praktik.
Falënderoj NDI për partneritet të vazhdueshëm ndër vite, në tema të rëndësishme për vendin. /Lajmi.net/