Haradinaj: Thaçi nuk është zëdhënës i Amerikës Haradinaj: Thaçi nuk është zëdhënës i Amerikës
Debati politik ndërmjet krerëve të institucioneve të Kosovës rreth çështjes së taksës doganore ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, si dhe kërkesës... Haradinaj: Thaçi nuk është zëdhënës i Amerikës

Debati politik ndërmjet krerëve të institucioneve të Kosovës rreth çështjes së taksës doganore ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, si dhe kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta larguar atë nuk ka të ndalur.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e nisi ditën me një takim me delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë, ka komentuar shkurt deklaratat e fundit të Presidentit të Kosovës, i cili gjithashtu po kërkon heqjen e kësaj takse.

“As Presidenti, as askush nuk është zëdhënës i Amerikës. Ata e dinë vetë çka kërkojmë”, tha Haradinaj të enjten.