‘Harrojeni’ për pak Rashicën me shokë, njihuni me shkollën nga fshati i vogël i Malishevës që po bëhet gati t’a ‘pushtojë’ regjonin e Ballkanit në futboll ‘Harrojeni’ për pak Rashicën me shokë, njihuni me shkollën nga fshati i vogël i Malishevës që po bëhet gati t’a ‘pushtojë’ regjonin e Ballkanit në futboll
Tashmë nuk ka më aspak dyshime që bota e futbollit ka kthyer sytë drejtë Kosovës për shkak të paraqitjeve mbreslënëse të përfaqësueses A në... ‘Harrojeni’ për pak Rashicën me shokë, njihuni me shkollën nga fshati i vogël i Malishevës që po bëhet gati t’a ‘pushtojë’ regjonin e Ballkanit në futboll

Tashmë nuk ka më aspak dyshime që bota e futbollit ka kthyer sytë drejtë Kosovës për shkak të paraqitjeve mbreslënëse të përfaqësueses A në Ligën e Kombeve si dhe të grupmoshave më të reja, por i gjithë ky sukses po shfaqet në Evropë dhe botë për shkak të talentit të madh që posedojnë të rinjët e shtetit tonë, por edhe për shkak të punës së madhe dhe të palodhshme që po bëjnë njerëzit përgjegjës të fushave përkatëse, shkruan Sovrani.info.

Shembulli më i mirë që ilustron fjalët e lartëpërmendura padyshim se mund të nxirret nga shkolla ’28 Nëntori’ nga fshati i vogël me emrin Kërvasari nga Komuna e Malishevës. Në kushte jo të mira infrastrukturore, nxënëset e kësaj shkolle nga ky vend i vogël kodrinoro-malor janë shpallur kampione të Kosovës dy herë radhazi të drejtuar nga arsimtari i edukatës fizike z.Musli Bytyçi.  Një përkushtim kaq i madh i tij dhe nxënësve po ashtu, ka bërë që kjo shkollë të befasojë të gjithë duke mos hasur në rival brenda vendit dhe tani po synojnë të shkojnë edhe më larg për shkak se energjia dhe përkushtimi i tyre nuk shteret.

Në fakt me datën 14/6/2019 bëhet hapja solemne e garavve ballkanike në palestrën sportive ‘Dilloni Benz’ dhe shkolla ’28 Nêntori’ ështê përfaqësuese e Republikës së Kosovës.  Në prag të kësaj gare, arsimatri Musli Bytyçi për Sovrani.info ka deklaruar se ai dhe nxënëset e tij kanë bërë përgaditjet maksimale për t’a përfaqësuar denjësissht shtetin tonë dhe se pritjet e tyre janë të mëdha nga ky eveniment i madh. Ai po ashtu ka kërkuar përkrahje sa më të madhe nga të gjitha insititucionet që i takojnë kësaj fushe.

Kosova do të ndeshet me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore fillimisht.

Më poshtë iu sjellim dhe postimin e Shoqatës së Pedagogëve të Malishevës në lidhje me këtë ngjarje të madhe:

N J O F T I M

Vajzat e shkollës fillore ” 28 Nëntori ” Kërvasari, si kampione të dyfishta në nivel Republike, do të jenë pjesëmarrëse në garat Ballkanike, që do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Nënë udhëheqjen e mësimdhënsit të nderuar z. Musli Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se janë bërë gjitha përgatitjet e duhura për të qenë konkorent kryesor i kësaj gare si vendas. Nga një vendë kodrinoro’malor, do të ju sjellim emocione të gjithë komunës së Malishevës, por edhe më gjërë.

Është ekipa e dytë nga komuna e Malishevës, që kualifikohet në këtë nivelë kaq të lartë, përmes organizimit të garave sportive në nivel të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta, organizuar nga Shoqata E Pedagogëve Malishevë, më në krye Federaten e Sportit Shkollorë të Kosovës.

Suksese mësusi Musli Bytyçi dhe juve nxënëse të talentuara, që po na bëni krenarë dhe po tregoni që Malisheva është faktor i denjë me vlera kulturore dhe sportive. Do të na keni afër në përkrahjen tuaj për ta sjellur trofen në Malishevë, suksese…🥇🏆👏👏👏

Me respekt, SHPSSHM

 

URIME DHE SUKSESE

Përgaditi: Albert Bytyçi

 

/Sovrani.info/

62563623_1220781394768173_3722061848904728576_n 62468307_1220781201434859_7086131082696851456_n 62646701_1220781234768189_1011752294728859648_n