Haruki Murakami: Gjejeni pasionin, krijimtaria vjen pas Haruki Murakami: Gjejeni pasionin, krijimtaria vjen pas
Shkruan Alex Iskold, drejtor i Teachstars në New York. Iskold është inxhinier me profesion, por atij i pëlqen joga, librat e shkrimtarit japonez, Haruki... Haruki Murakami: Gjejeni pasionin, krijimtaria vjen pas

Shkruan Alex Iskold, drejtor i Teachstars në New York. Iskold është inxhinier me profesion, por atij i pëlqen joga, librat e shkrimtarit japonez, Haruki Murakami dhe vera e kuqe – jo domsdoshmërisht të gjitha së bashku.

21:22, 5 Prill 2019

Unë jam një tifoz i madh i shkrimtarit japonez Haruki Murakami. Gjeniu Murakami në disiplinën e tij ka fokus dhe vendosmëri.

Unë e shoh atë si mjeshtër – një mishërim i urtësisë, pasionit, aftësive dhe vullnetit të jashtëzakonshëm.

Elementet e punës dhe jetës së tij janë histori frymëzues dhe të zbatueshme, sidomos kur ju jeni në fillim të një pune.

Në këtë shkrim mund të mësoni disa mjeshtëri nga njeriu i letrave të Japonisë, transmeton Klan Kosova.

Gjeni pasionin tuaj dhe angazhohuni për të

Murakami kishte bërë një gabim trashanik, duke shkruar shumë vonë veprën e tij të parë, kur ishte 29 vjeç. Një ditë duke shikuar bejsboll, ai e kuptoi fatin e tij, se do të ishte shkrimtar. Në atë kohë ai kishte në pronësi një jazz bar, por kur ai filloi të shkruante jeta e tij nisi të ndryshojë.

Nëse ju jeni një bloger, inxhinier apo një themelues, ju keni përjetuar të njejtën ndjenjë: një blog post që e ka jetën e shkruar, një kod që duhet të ekzistojë apo një kompani që duhet të krijohet. Këto momente janë të çmuara, dhe ju duhet t’i ndiqni ato kurdo që të jetë e mundur.

Murakami u përball me një zgjedhje në mes të biznesit dhe karrierës prej shkrimtari. Edhe pse e ardhmja e tij ishte e pasigurt ai vazhdoi të shkruajë dhe të punojë në jazz barin e tij.

Më vonë ai ishte fokusuar vetëm në shkrime për një kohë të gjatë, por japonezi e kuptoi se pasioni i tij pësoi për shkak se ai ishte jashtë forme. Murakami e ka lënë duhanin dhe sot ai bën vrap çdo ditë.

Në çdo fillim të karrierës përballeni me zgjedhje, por i gjithë angazhimi juaj duhet fokusuar në një drejtim dhe pastaj ju e keni çelësin. Gjithmonë ka pengesa, por në qoftë se ju e dini çfarë doni, ju mund ti kapërceni ato, transmeton Klan Kosova.

Haruki Murakami talks with Deborah Treisman


I qëndroni asaj që ju dini

Kam lexuar romane të Murakamit dhe tash e kam kuptuar se sa nga jeta e tij është në romanet që ai ka shkruar. Librat e tij shpesh flasin për jazz-in, perëndimin e diellit. Murakami pëlqen macet dhe ato i përdor për të qenë unik. Ai shkruan për dashurinë, pasionin dhe vetminë.

Të kthehemi mbrapa, kam vendosur për të bërë një investim në pasuri të patundshme në Florida. Kisha bërë shumë kërkime kur bisedonim me babain tim i cili është një biznesmen me përvojë. Ai më tha se duhet të qëndroni afër gjërave që dini. Meqenëse isha zhgënjyer në fillim, unë tash e kuptoj se ai kishte të drejtë. Unë jam një inxhinier i kompjuterëve dhe aty ishte vendi im që nga fillimi.

Shumë njerëz dhe kompani bëjnë gabime duke u koncentruar në zonat që dinë shumë pak rreth tyre. Është më mirë të nisni një biznes në çështjet që ju jeni ekspertë, kjo ju krijon avantazh dhe ju nuk humbni kohën tuaj, transmeton Klan Kosova.

Image result for haruki murakami


Krijimtaria vjen nga pasioni dhe kreativiteti

Ndoshta gjëja më e habitshme në lidhje me Murakamin është krijimtaria e tij. Libri im i preferuar i Murakamit është “Kronika e zogut kurdisës”. Në momentin kur ju e lexoni përjetoni një botë të imazheve mistike, ideve dhe karaktereve të tij.

Secili roman i Murakamit është ndryshe. Autori vazhdimisht gjen mënyra të reja për ta shprehur atë që mendon, ai thotë se shkrimi nuk është i lehtë për të. Puna e tillë krijuese është hartuar me shumë kujdes nga Murakami. Ajo duket si rezultat i një pasioni të pastër, Murakami përpiqet të gjej metodat, ai krijon dhe lëviz drejt një territori të pashkelur.

Pasioni dhe kreativiteti janë faktorë të rëndësishëm për një fillim të mbarë. Pa këta përbërës kryesorë ju nuk keni sukses. Këta janë faktorët që ëndrrat tuaja të bëhen të vërteta, transmeton Klan Kosova.

Image result for haruki murakami photos

P.S. Shkrimi fillimisht është publikuar më 12 shtator 2018.