Eden Hazard ka zbarkuar në Madrid dhe është pritur si hero. Radhë të gjata janë krijuar para “Bernabeut” për të ndjekur prezantimin e belgut,...

Eden Hazard ka zbarkuar në Madrid dhe është pritur si hero. Radhë të gjata janë krijuar para “Bernabeut” për të ndjekur prezantimin e belgut, “galaktikut” të shumëpritur. Një entuziazëm i kuptueshëm, duke pasur parasysh merkaton “low cost” të sezonit të kaluar.

Detyra e Hazard është që të mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Cristiano Ronaldo-s. Ao do t’ia dalë? Sipas ish-presidentit të Real Madrid, Ramon Calderon, ai nuk do ta ketë aspak të lehtë.

“Hazard është fantastik, por Cristiano është unik. Nuk do të shohim më asnjë lojtar tjetër si ai”, ka thënë Calderon për “Sky Sports”. Nga ana tjetër, ish-numri një i “merengues” është i njëanshëm kur bëhet fjalë për portugezin, i cili është blerë nga madrilenët ne epokën e dytë të Perez, por ka qenë Calderon ai që ka organizuar operacionin dhe ka arritur marrëveshjen me Manchester United në 2009-ën e largët.

Për këtë arsye është normale që ai të zgjedhë galaktikun “e tij” para atij që sapo ka shkuar në Madrid. Këto deklarata mund të rrezikojnë të shfryjnë entuziazmin e tifozëve dhe Calderon ka dashur të rregullojë shënjestrën.

“Eden ka talent, e ka treguar në kampionatin më të rëndësishëm të botës, Premier League. Mund të luajë në të dy krahët, di të kalojë kundërshtarin dhe mund të luajë në disa role. Është një zgjedhje fantastike”.

Ish-presidenti ka folur edhe për Bale: “Kur ka ardhur dhe e kemi paguar më  shumë se Cristiano, njerëzit kanë menduar se ishte më i mirë se Cristiano, por kjo është një gjë shumë  e vështirë”.

Edhe për Hazard?