Haziri: Ideja ime dikur i dukej e rrezikshme Thaçit Haziri: Ideja ime dikur i dukej e rrezikshme Thaçit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën e ka dhënë shtatë vjet më parë.... Haziri: Ideja ime dikur i dukej e rrezikshme Thaçit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën e ka dhënë shtatë vjet më parë.

“Prej 2011 unë kam nxjerr opsionin e zbatimit të vullnetit politik të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit lidhur me të drejtën për bashkim me Kosovën, që çon në korrigjim të kufirit në zonën juglindore të Kosovës. E kam përcjell me rezolutë në vitin 2013 bashkë me kolegë të tjerë dhe ajo rezolutë ka pasë frymë konsesuale dhe është votuar nga të gjithë, përkundër dallimeve të atëhershme”, ka thënë Haziri,.

“Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, tash president i pati kërkuar Isa Mustafës si kryetar i LDK-së që të distancohet nga kjo, duke e quajtur madje si opsion të rrezikshëm. Por tash më vjen mirë që pas nj periudhe kohore është konsideruar kjo e drejtë e shqiptarëve”.

Haziri ka thënë në Zona B se komunat e Luginës së Preshevës historikisht dhe gjeografikisht kanë qenë pjesë e pandashme e Kosovës.

Ai ka thekuar se ndryshimet e vijave kufitare në ish Jugosllavi janë për motive demografike e të cilat e kanë prekur edhe Kosovën.