Homazh për Heminguejin në 55-vjetorin e ndarjes nga jeta Homazh për Heminguejin në 55-vjetorin e ndarjes nga jeta
Në 55-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit amerikan, Ernest Hemingëay, u çel ekspozita përkujtimore “Ernest Hemingëay: 1899-1961”, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Ky... Homazh për Heminguejin në 55-vjetorin e ndarjes nga jeta

Në 55-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit amerikan, Ernest Hemingëay, u çel ekspozita përkujtimore “Ernest Hemingëay: 1899-1961”, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Ky vit përkon edhe me botimin e parë në gjuhën shqipe të romanit “Lamtumirë armë”, me përkthimin mjeshtëror të Vedat Kokonës.

Shkrimtari amerikan Ernest Hemingëay ka ardhur në gjuhën shqipe përmes përkthimeve të Vedat Kokonës, Ismail Kadaresë apo Alqi Kristos. I botuar për herë në parë në shqip në vitin 1961 romani “Lamtumirë armë” do të çelte rrugën e përkthimeve dhe botimeve të tjera, aq shumë të lexuara nga publiku shqiptar.

Për të publikun dhe lexuesit e Bibliotekës Kombëtare kjo ekspozitë prezanton nga botimet më të hershme në shqip, të cilat ruhen në fondin e arkivës, deri te ribotimet më të fundit, si “Plaku dhe deti” (1963), “Të kesh a të mos kesh” (1963), “Për kë bien kambanat (1973), “E sotmja është e premte: tregime” (1996), “Dhe dielli lind” dhe “Fiesta” (1998), “Tregimet e Nick Adamsit” (1999), “Kopshti i Edenit” (2000), “Lumi i madh me dy zemra” (2007), si dhe novelat “Lumturia e shkurtër e Frensis Mekomberit” dhe “Dëborat e Klimanxharos” (2009).

Në fondin e Bibliotekës Kombëtare krahas botimeve në gjuhën shqipe ruhen me shumë kujdes edhe botime në gjuhët të huaja si në anglisht, frëngjisht apo rusisht. Ernest Hemingëay (21 korrik 1899 – 2 korrik 1961), i konsideruar si një nga përfaqësuesit e brezit të humbur, vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan.

Ai është lauruar me çmime prestigjioze letrare, si Çmimi Nobel në vitin 1953 me “Plaku dhe deti”, ndërsa në vitin 1954 i akordohet çmimin Pulitzer.