Horoskopi Ditor 10 Gusht 2019 Horoskopi Ditor 10 Gusht 2019
Dashi 21 Mars – 19 Prill Horoskopi i kësaj dite parashikon mundësi për të ndjerë emocione të ndryshme. Fillimi i gushtit ka qenë mjaft... Horoskopi Ditor 10 Gusht 2019

Dashi

21 Mars – 19 Prill

Horoskopi i kësaj dite parashikon mundësi për të ndjerë emocione të ndryshme. Fillimi i gushtit ka qenë mjaft pozitiv, por tashmë do të ndiheni të lirë për të mbyllur një raport, që e ndjeni që nuk funksionon. Mund të mbështeteni pa pasur as frikën më të vogël drejt horizonteve të reja.

Demi

20 Prill – 20 Maj

Bëni mirë që ti shmangni konfliktet gjatë kësaj fundjave. Do të ndjeni një debulesë fizike në raport me ditët e kaluara dhe kjo gjë nuk do ju lërë që të ndiheni mirë.

Binjakët

21 Maj – 20 Qershor

Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë disa tensione dhe acarime. Në punë do të ketë më shumë komplikime nga sa mund të mendoni. Me pak fjalë është një fazë e mbushur me dyshime të shumta.

Gaforrja

21 Qershor – 22 Korrik

Kjo ditë do të jetë e mbushur me tensione të shumtë. Në punë, kush ka përgjegjësi të mëdha, do e ketë të vështirë që të qetësohet për shkak të ngarkesës. Në pjesën e dytë të gushtit do të përjetoni gjëra interesante.

Luani

23 Korrik – 22 Gusht

Kjo e premte do të jetë tejet pozitive. Ju pret një ditë e rëndësishme, gjatë së cilës do të jeni bujarë, por bëni mirë që të mos gjykoni të tjerët. Nëse riktheheni në lojë, do të gjendeni shumë në siklet.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 Shtator

Mos lejoni që të tjerët të përfitojnë nga gatishmëria dhe vullneti juaj i mirë. Ju pret një ditë mjaft e ngarkuar me stres, ndaj bëni mirë që të tregoheni të kujdesshëm.

Peshorja

23 Shtator – 22 Tetor

Nëse keni diçka për ti thënë dikujt, bëni mirë që t’ia thoni gjatë kësaj dite. Do të ketë një ngarkesë të madhe stresi gjatë kësaj fundjave. Ndoshta korriku ka përcjellë shumë probleme në dashuri, të cilat kërkojnë më shumë zgjidhje.

Akrepi

23 Tetor – 21 Nëntor

Kjo e shtunë do të shënojë rikuperim të ndjeshëm, megjithatë bëni mirë që të kontrolloni formën tuaj fizike. Në familje ka pasur disa probleme, ndaj do të ndiheni tejet të lodhur për të diskutuar me të afërmit.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 Dhjetor

Do të jetoni një moment mjaft të tensionuar, por pavarësisht kësaj do të arrini që të rikuperoni shumë energji pozitive. Ka ardhur momenti që të riktheheni në lojë, ku ndjenjat do të marrin vëmendjen kryesore.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 Janar

Hëna do të ndodhet në shenjën tuaj, ku nuk do ju mungojë dëshira për të vepruar. Në punë do të jeni shumë ambiciozë dhe kjo gjë do të ketë rëndësi të madhe për ty. Fundjava parashikohet në rritje sa i takon sferës sentimentale.

Ujori

20 Janar – 18 Shkurt

Do të ndjeni nevojën për t’iu shmangur konflikteve, për shkak se tensionet e brendshme do të jenë në rritje. Do të mundoheni që të luftoni monotoninë por nuk do e keni të lehtë.

Peshqit

19 Shkurt – 20 Mars

Yjet do të jenë disi konfliktuale. Mundohuni që të pushoni gjatë kësaj periudhe dhe të vendosni prioritetet tuaja. Bëni kujdes ndaj të lindurve të shenjës së Shigjetarit dhe Binjakëve, pasi ka diçka që nuk është e qartë. Në punë mund të përballeni me disa ndryshime.