Horoskopi ditor, e enjte 26 shtator 2019 Horoskopi ditor, e enjte 26 shtator 2019
DASHI21. mars – 20. prill Jeta juaj ne çift do marre mbrojtjen nga Venusi gjate kësaj dite. Ai do ua ndriçojë mendimet dhe do... Horoskopi ditor, e enjte 26 shtator 2019
DASHI21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift do marre mbrojtjen nga Venusi gjate kësaj dite. Ai do ua ndriçojë mendimet dhe do e beje ambientin me te ngrohte se me pare. Beqaret rrezikojnë te bien pre e disa gënjeshtrave nga dikush dhe do lëndohen. Nga dëshira për te ndryshuar statusin ata nuk do i mendojnë si duhet gjerat. Me financat duhet te jeni me te organizuar qe te mos keni probleme.

DEMI21. prill – 21. maj

Marrëdhënia juaj me partnerin do konsolidohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Me partnerin do merreni vesh me se miri dhe nuk do debatoni ashpër me te. Beqaret do ndikohen mjaft nga ata qe kane pranë dhe mund te dalin edhe neper takime. Mundet qe jeta e tyre te ketë edhe ndryshime te mëdha. Financat do mbrohen gjithë kohës kështu qe nuk do keni për çfarë te ankoheni

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Shtojini pak me shume dozat e fantazisë gjate kësaj dite dhe bëjeni ambientin ne çift me te këndshëm. Do kënaqeni pamase dhe do e lumturoni edhe tjetrin. Beqaret ka mundësi te takohen me disa persona te çuditshëm dhe do kenë frike te hedhin hapa. Buxheti nuk do jete i mire. Mos merrni hua sepse ato një dite do ju duhet t’i shlyeni një e nga një.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Dite goxha e animuar do jete kjo e sotmja për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni mjaft sensuale dhe te gatshëm për te bere çdo lloj çmendurie. Beqaret mund te kenë disa mosmarrëveshje te vogla me disa miq dhe nuk do jene aspak ne humor për ta kërkuar dashurinë. Ne planin financiar do jeni edhe me te matur dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Te dashuruarit do jene shume shprehës gjate kësaj dite dhe do arrijnë te zgjidhin edhe mosmarrëveshjet e vogla qe kane pasur me partnerin e tyre. Beqaret duhet ta jetojnë jetën ashtu si t’iu vije pa u stresuar e pa u nxituar aspak. Gjendja e financave ka per te qene e kënaqshme. Mundet t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër pa iu dridhur dora.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Dita e sotme do jete goxha e qëndrueshme për ju te dashuruarit. Nuk do e mbani me kokën pas, përkundrazi do mendoni vetëm për ta bere me te bukur te ardhmen. Beqaret do nxiten nga miqtë për te dale neper takime. Jeta e tyre padiskutim qe do jete me e bukur se me pare. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje mire. Do jeni edhe me te qete kur te kryeni disa shpenzime me shume.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Gjate ditës se sotme nuk do mungojnë për asnjë moment momentet romantike dhe emocionuese. Me partnerin do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Beqaret do jene shume te ngarkuar me pune dhe nuk do mendojnë aspak për jetën sentimentale. Ne planin financiar gjendja nuk do jete ashtu si ju keni dashur kështu qe duhet te bëni kujdes me çdo lloj shpenzimi.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Do jeni ne humor te shkëlqyer gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do ndiheni gati për te bere çdo lloj çmendurie. Emocionet do jene te veçanta. Beqaret do jene me shume fat dhe do fillojnë një lidhje me shpejt nga sa e kishin menduar. Financat do kenë aq shume përmirësime saqë do jete shume e lehte për te bere edhe investime afatgjata. E ardhmja ka për te qene me e ndritur.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dielli do jete planeti qe do sjelle harmoni ne jetën tuaj ne çift. Gjithë kohës do ndiheni mire dhe me fat qe keni dike si partneri ne krah. Ju beqaret do realizoni disa takime fantastike sot dhe me shume gjase disa gjera do ndryshojnë përfundimisht ne jetën tuaj. Ne planin financiar do jeni shume te matur e te kujdesshëm kështu qe gjendja nuk do jete aspak përkeqësime.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Sot duhet te bëni shume kujdes ju te dashuruarit sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Matuni mire me fjalët dhe mos u mundoni ta kontrolloni fshehurazi atë qe keni ne krah. Beqaret për fat te mire do jene me fat dhe me ne fund do gjejnë personin e duhur. Buxheti do mbetet i ekuilibruar ne çdo moment sepse keni kohe qe keni marre masa strikte.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e shkëlqyer sot dhe te gjithë do ju adhurojnë për alegorinë dhe harmoninë qe keni. Beqaret do bëjnë mire te mos ndërmarrin rreziqe sepse asgjë nuk do ju shkoje ashtu si ata e kane ëndërruar. Ne planin financiar do keni goxha tronditje. Gjendja delikate nuk do ju lejoje dot te kryeni as shpenzimet me te domosdoshme.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do e kritikoni gjate gjithë kohës partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia me te ka rrezik te behet problematike. Nuk do i dëgjoni aspak as këshillat e miqve. Beqareve do ju rendoje pafund vetmia, por nuk do kenë çfarë te bëjnë për ta ndryshuar atë. Venusi do ju beje te logjikshëm me financat dhe nuk keni për te pasur asnjë lloj tronditjeje. Disa madje mund te heqin edhe para mënjanë.